Aktualitet

Zbardhen detaje nga plagosja në Maqellarë/ I riu goditi nënën e tij 7 herë me thikë, 50-vjeçarja ishte drejtoreshë shkolle, 26-vjeçari kishte mbaruar studimet e larta...

Burime pranë familjes Sula janë shprehur prej kohësh, 26-vjeçari me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çfarë dyshohet se mund të sjellë dhe sulmin ndaj të ëmës.

2 Gusht 2025, 18:15 Nga r.ll
Zbardhen detaje nga plagosja në Maqellarë/ I riu goditi
foto ilustruese

MAQELLARË- Një plagosje me thikë ka tronditur ditën e sotme Maqellarën. 26-vjeçari, Itles Sula goditi shtatë herë më thikë nënën e tij, 50-vjeç. Sipas raportimeve, Nexhmie Sula ishte drejtoreshë shkolle në fshatin Pocest. Ndërkohë i riu, kishte përfunduar studimet e larta, por ende ishte i papunësuar. 

Burime pranë familjes Sula janë shprehur prej kohësh, 26-vjeçari me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çfarë dyshohet se mund të sjellë dhe sulmin ndaj të ëmës.

Policia reagoi lidhur me ngjarjen, ku njoftoi se 50-vjeçarja ishte plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta. I riu është vënë në pranga nga polica, ndërsa dëshmia e tij pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes. 

Ndërkohë 50-vjeçarja e plagosur u transportua me urgjencë drejt Tiranës, ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thikën e përdorur nga i riu.

plagosje ne maqellare itles sula

Sondazh

Poll