Aktualitet

E rëndë në Maqellarë/ I riu plagos me thikë nënën e tij, 50-vjeçarja niset drejt spitalit të Traumës

Motivet e plagosjes gjithashtu janë të paqarta, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen në vijim.

2 Gusht 2025, 17:17 Nga r.ll
E rëndë në Maqellarë/ I riu plagos me thikë
foto ilustruese

MAQELLARË- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Maqellarë. Sipas informacioneve, një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij, 50-vjeç. 

Kjo e fundit është nisur më urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ende nuk dihet se si paraqitet gjendja e saj. 

Motivet e plagosjes gjithashtu janë të paqarta. Dyshohet se i riu së fundmi kishte shfaqur shenja të pazakonta për sjelljen e tij, duke u mbyllur në vetvete. Detaje të reja pritet të zbardhen në vijim. 

plagosje ne maqellare

Sondazh

Poll