2 Gusht 2025, 11:26
Nga M.B
Ina Zhupa
DELVINA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një deklaratë nga Delvina, konkretisht nga njësia ë administrative Vergo pas takimeve me banorët e fshatrave të zonës që u përfshinë nga flakët disa ditë më parë. Zhupa tha se banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Ajo shtoi se duhet të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror, që të kalojë shtëpi më shtëpi dhe të bëjë evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeqësi e madhe që u ka ndodhur banorëve.
Deputetja tha se është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën e tyre në këto fshatra.
DEKLARATA E DEPUTETES SË PD, INA ZHUPA NGA DELVINA:
Ndodhemi në njësinë administrative Vergo, pasi kemi takuar banorët e fshatrave të kësaj njësie administrative që, fatkeqësisht, u përfshinë nga flakët e zjarrit, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në pasurinë e banorëve të kësaj zone – në agrume, në ullinj, në blegtori.
Sigurisht që është një situatë për të ardhur keq, shumë katastrofale. Banorët janë të gjithë të prekur dhe janë pa shpresë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ne jemi këtu jo vetëm për t’u dhënë mbështetje atyre, por për të bërë thirrje nga kjo zonë për qeverinë dhe bashkinë, që të ndjekin atë që kërkon ligji.
Të ngrihet menjëherë një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror, që të kalojë shtëpi më shtëpi dhe të bëjë evidentimin e plotë të dëmeve që ka shkaktuar kjo fatkeqësi e madhe që u ka ndodhur banorëve. Është i rëndësishëm evidentimi, ashtu siç është i rëndësishëm dëmshpërblimi i plotë monetar i banorëve, në mënyrë të tillë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të vazhdojnë jetesën e tyre në këto fshatra të bekuara nga Zoti, por mesa duket të pamundura për të jetuar në këto kushte që u janë shkaktuar tashmë nga zjarri.
Dëmet duhet të dëmshpërblehen në mënyrë të shpejtë, efektive dhe në mënyrë të plotë. Nuk duhet të shohim të njëjtin menaxhim siç ndodhi me zjarret edhe në situatën pas zjarreve. Duhet t’u qëndrojmë banorëve në krah, në mënyrë të tillë që të kemi shpresë për këto fshatra, që edhe ata të zgjedhin të qëndrojnë në vazhdimësi në Shqipëri.
ina zhupa
Politike
2 Gusht 2025, 10:57
N.F
Foto
TIRANË- Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka postuar pamje nga aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj. Teksa pamjet tregojnë zonën...
Politike
1 Gusht 2025, 21:56
E. D
kampi ne gjader
ITALI- Gjykata e Drejtësisë së BE-së në Luksemburg dha sot vendimin mbi marrëveshjen për emigrant&e...
Politike
1 Gusht 2025, 18:34
E. D
pamje nga thethi
THETH- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Thethi pas përfundimit të aksionit për lirimin e hapësirave publ...
Politike
1 Gusht 2025, 17:45
M.B
Foto ilustruese
LUKSEMBURG- Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) ka përforcuar kriteret dhe pengesat për përcaktimin si vend...
Politike
1 Gusht 2025, 17:00
M.B
Abigeila Voshtina, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
TIRANA- Avokatët e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, A...
Politike
1 Gusht 2025, 16:40
M.B
Giorgia Meloni dhe Elly Schlein
ITALIA- Elly Schlein, udhëheqësja e Partisë Demokratike të qendrës së majtë të opoz...
Politike
1 Gusht 2025, 16:37
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, d...
Politike
1 Gusht 2025, 16:30
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për lirimin e kryebashkiakut t&eum...
Politike
1 Gusht 2025, 16:02
M.B
Karoline Leavitt
SHBA- Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka përmbledhur ditën e djesme arritj...
Politike
1 Gusht 2025, 15:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale sërish lidhur me çështjen e lirimit ...