Politike

"Ende në ndërtim e sipër", Rama publikon pamje nga Rruga e Dukagjinit: Një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut! Mundëson rritjen e turizmit

Rama duke ndarë edhe pamjet nga punimet thekson se rruga është ende në ndërtim dhe se ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj.

2 Gusht 2025, 10:57 Nga N.F
"Ende në ndërtim e sipër", Rama publikon pamje nga
Foto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme ka postuar pamje nga aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj. Teksa pamjet tregojnë zonën e gjelbëruar dhe punimet që po kryhen në rrugën e Dibrës, Rama shkruan se kjo është një nga akset më të rëndësishme në veri.

Ai thekson se ku aks lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën. Rama duke ndarë edhe pamjet nga punimet thekson se rruga është ende në ndërtim dhe se ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj. Sipas kryeministrit kjo rruhë do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit dhe paralelisht edhe ekonomikë e këtyre zonave rurale.

"Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.

Rruga është ende në ndërtim e sipër, ku aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, dhe ka filluar loti i dytë Kir-Ndërlysaj. Ky investim ka një impakt të madh jo vetëm për banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, që i lidh me Shkodrën, por mundëson edhe kompletimin e gjithë rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë rurale", shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll