Bota

Vogëlushja shpëton mrekullisht në Gaza, plumbi nuk i depërton në kafkë (VIDEO)

Vogëlushja duket në krevatin e spital it ndërsa në flokë i duket diçka metalike, një plumb.

1 Gusht 2025, 08:29 Nga N.F
Vogëlushja shpëton mrekullisht në Gaza, plumbi nuk i
Foto

GAZA- Vogëlushja Lana Al-Basous ka mbijetuar mrekullisht pas një sulmi izraelit nga Gaza. Videoja e saj e cila tregon plumbin në kokë po bën xhiron e rrjetit. Një mrekulli e cila ka lënë pa fjalë ndjekësit ndërsa disa nuk e kanë besuar që mund të jetë e vërtetë. Vogëlushja duket në krevatin e spital it ndërsa në flokë i duket diçka metalike, një plumb.

Fatmirësisht plumbi nuk ka depërtuar në kockën e kokës duke mos i sjellë asnjë dëmtim vogëlushes. Në video duken edhe mjekët të cilët po kujdesen për të. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, të paktën 60,249 palestinezë janë vrarë në luftën izraelite në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Në 24 orët e fundit, në spitalet e Gazës janë sjellë 111 trupa, ndërsa janë plagosur 820 persona, duke e çuar në 147,089 numrin total të të plagosurve në sulmet izraelite.

gaza

Sondazh

Poll