Bota

Gjykata iraniane urdhëron amputimin e duarve të tre hajdutëve, ishin dënuar për vjedhje disa herë

Të dënuarit ishin arrestuar disa vite më parë dhe kishte dhjetëra ankesa kundër tyre nga provinca të ndryshme të vendit.

1 Gusht 2025, 08:14 Nga N.F
Gjykata iraniane urdhëron amputimin e duarve të tre hajdutëve,
Foto

IRAN- Autoritetet gjyqësore iraniane njoftuan sot se tre burra të dënuar për vjedhje iu nënshtruan amputimit të dorës, një dënim që rrallë jepet, por që parashikohet në kodin penal iranian. Zakonisht zbatohet në rastet e krimeve të përsëritura.

"Dënimi me amputim të dorës për tre hajdutë profesionistë, të cilët kishin kryer vjedhje të shumta, u krye në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor", thuhej në njoftim.

Të dënuarit ishin arrestuar disa vite më parë dhe kishte dhjetëra ankesa kundër tyre nga provinca të ndryshme të vendit. amputimi u krye pasi Gjykata Supreme mbështeti dënimin pasi të dënuarit refuzuan të kthenin mallrat e vjedhura - kryesisht bizhuteri ari.

iran vjedhje

Sondazh

Poll