Bota

"107 ditë"/ Kamala Harris shkruan libër rreth fushatës zgjedhore: Luftova për të ardhmen tonë

Kamala e cila ishte në garë Donald Trump, shprehet se 107 ditë ka udhëtuar nëpër vend, duke luftuar për të ardhmen e vendit.

31 Korrik 2025, 20:35 Nga E. D
"107 ditë"/ Kamala Harris shkruan libër rreth fushatës
 Kamala Harris

SHBA- Ish-nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, njoftoi se në shtator do të publikojë librin e saj të titulluar "107 ditë", ku pritet të rrëfejë me detaje fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Kamala e cila ishte në garë Donald Trump, shprehet se 107 ditë ka udhëtuar nëpër vend, duke luftuar për të ardhmen e vendit.

“Më shumë se një vit më parë, nisa fushatën time për tu bërë presidente e Shteteve të Bashkuara. 107 ditë duke udhëtuar nëpër vend, duke luftuar për të ardhmen tonë, fushata më e shkurtër presidenciale në historinë moderne”, thotë Kamala Harris në një video të postuar në mediat sociale. Libri

Gruaja e parë që shërbeu si nënkryetare e Shteteve të Bashkuara në vitin 2021, Harris doli si kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 pasi Joe Biden u tërhoq në korrik. Presidenti, atëherë 81 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga gara për rizgjedhje për shkak të shqetësimeve shëndetësore.

Të mërkurën, ish-senatorja e Kalifornisë njoftoi se nuk do të kandidonte për guvernatore të shtetit, më të madhit në vend, në vitin 2026. Megjithatë, një kandidaturë e re për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028 nuk mund të përjashtohet, sipas raportimeve në shtypin amerikan.

Në videon e saj, Kamala Harris shpjegon se një e vërtetë iu imponua: “Ndonjëherë, beteja kërkon kohë”.

Kjo është një deklaratë që pritet të nxisë spekulime rreth të ardhmes së saj politike. Teksa ajo pothuajse ishte zhdukur nga debati publik pas humbjes së saj nga Donald Trump, Kamala Harris shënon rikthimin e saj me publikimin e librit.

Sonte, në fakt, ajo do të shfaqet në “Late Show” të Stephen Colbert, një nga emisionet më të rëndësishme në televizionin amerikan. Një tjetër figurë qendrore në Shtëpinë e Bardhë nën Joe Biden, sekretarja e shtypit Karin Jean-Pierre, njoftoi gjithashtu në fillim të qershorit publikimin e një libri, të titulluar “Independent”. Ajo ka deklaruar se po largohet nga Partia Demokratike, të cilën e akuzon se “ka tradhtuar” Joe Biden.

 kamala harris

Sondazh

Poll