Bota

Pas bisedës telefonike me homologen Claudia Sheinbaum, Trump njofton pezullimin e tarifave tregtare me Meksikën

Në një postim në Truth Social, Trump tha se negociatat për një marrëveshje të përhershme do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe.

31 Korrik 2025, 18:13 Nga E. D
Pas bisedës telefonike me homologen Claudia Sheinbaum, Trump njofton
Donald Trump

SHBA- Meksika duket se i ka shmangur tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi, pasi Donald Trump njoftoi një pezullim të përkohshëm të masave pas një telefonate me presidenten e vendit, Claudia Sheinbaum. Marrëveshja parashikonte që SHBA-të do të vendosnin tarifa prej 30% për të gjitha produktet meksikane nga 1 janari. 

Në vend të kësaj, marrëveshja e përkohshme tregtare do të zgjatet për 90 ditë të tjera, deri në fund të tetorit. Në një postim në Truth Social, Trump tha se negociatat për një marrëveshje të përhershme do të vazhdojnë gjatë kësaj periudhe. 

"Kompleksitetet e një marrëveshjeje me Meksikën janë disi të ndryshme nga vendet e tjera për shkak të problemeve dhe përfitimeve të kufirit", tha Trump.

Trump shtoi se ai dhe Sheinbaum ranë dakord të zgjerojnë një marrëveshje të mëparshme që vendoste tarifa për një numër të kufizuar importesh meksikane. Meksika do të vazhdojë të paguajë tarifa prej 25% për fentanilin, 25% për makinat dhe 50% për çelikun, aluminin dhe bakrin. Përveç kësaj, Meksika ra dakord të ndërpresë menjëherë barrierat e saj tregtare jo-tarifore, të cilat Trump tha se ishin të shumta.

donald trump

Sondazh

Poll