Bota

Shkak procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të ekstremit të djathtë? Trump vendos tarifa prej 50% ndaj Brazilit

Sipas mediave të huaja, lideri amerikan kishte paralajmëruar më parë formalisht këtë tarifë duke i dërguar një letër presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ku e bëri të qartë se tarifat do të hynin në fuqi nëse Brazili nuk ndërpret procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

30 Korrik 2025, 22:48 Nga M.B
Shkak procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të ekstremit
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të vendosur një tarifë shtesë prej 40 për qind mbi importet braziliane, duke e ngritur normën totale në 50 për qind. Sipas mediave të huaja, lideri amerikan kishte paralajmëruar më parë formalisht këtë tarifë duke i dërguar një letër presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ku e bëri të qartë se tarifat do të hynin në fuqi nëse Brazili nuk ndërpret procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro.

Letra përmendte se nëse gjyqi kundër Bolsonaro nuk ndalohet, do të aktivizohet tarifa e rëndë prej 50 për qind. Bolsonaro, i cili ka përmendur lidhjet e tij me Trump, po ndjek proces penal për përpjekje grushti shteti ndaj Lulas. Urdhri ekzekutiv argumenton se qeveria braziliane po kryen “abuzime serioze të të drejtave të njeriut”, duke penguar sundimin e ligjit në vend, përmes persekutimit politik, intimidimit, censurës dhe ndjekjes ndaj Bolsonaros dhe shumicës së mbështetësve të tij.

donald trump

Sondazh

Poll