Bota

Rreth një milion njerëz evakuohen në Japoni pas tërmetit në Rusi

Sipas mediave të huaja autoritetet japoneze reaguan shpejt duke marrë masa parandaluese për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, duke organizuar evakuime masive përgjatë bregdetit të Paqësorit.

30 Korrik 2025, 17:56 Nga DOSJA
Rreth një milion njerëz evakuohen në Japoni pas tërmetit
foto ilustruese

JAPONI- Reth një milion njerëz në Japoni u detyruan të evakuohen për shkak të kërcënimit serioz nga cunami që mund të pasohej nga lëkundjet sizmike pas tërmetit të fuqishëm në Kamchatka. Sipas mediave të huaja autoritetet japoneze reaguan shpejt duke marrë masa parandaluese për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve, duke organizuar evakuime masive përgjatë bregdetit të Paqësorit.

Bëhet me dije se evakuimet u kryen në më shumë se 220 komuna dhe qytete përgjatë zonave bregdetare të Japonisë, ku rreziku i përmbytjeve dhe valëve të mëdha ishte më i lartë. Përveç Japonisë, paralajmërime për rrezikun e cunamit janë lëshuar edhe në disa vende të tjera përgjatë Paqësorit, përfshirë Kilin, Ekuadorin, Perun, Meksikën dhe Ishujt Solomon.

japoni

Sondazh

Poll