Bota

Kaos në aeroportet britanike/ Bllokohen për disa orë fluturimet nga Londra, Edinburgu dhe Birmingami, shkak disa probleme teknike

Sipas deklaratës zyrtare të NATS, autoritetit britanik të kontrollit të trafikut ajror, ishte marrë vendimi për kufizim të përkohshëm të numrit të fluturimeve në hapësirën ajrore të Londrës për arsye sigurie, derisa të zgjidhej problemi.

30 Korrik 2025, 19:18 Nga E. D
Kaos në aeroportet britanike/ Bllokohen për disa orë fluturimet
foto ilustruese

LONDËR- Një problem teknik shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të të gjitha fluturimeve që do të niseshin nga aeroportet e Londrës, Edinburgut dhe Birmingamit këtë pasdite. Siç raportohet fluturimet hyrëse, ato që mbërrinin në këto aeroporte nuk u prekën nga ndërprerja. Më pas rreth orës 17:00 në Britani, autoritetet konfirmuan rifillimin e nisjeve.

Sipas deklaratës zyrtare të NATS, autoritetit britanik të kontrollit të trafikut ajror, ishte marrë vendimi për kufizim të përkohshëm të numrit të fluturimeve në hapësirën ajrore të Londrës për arsye sigurie, derisa të zgjidhej problemi.

Pas orës 18:30, NATS njoftoi se problemi teknik ishte eliminuar. Pasagjerët u këshilluan të kontaktojnë linjat ajrore për informacione të përditësuara mbi fluturimet e tyre, pasi priten vonesa dhe riorganizime në oraret e udhëtimeve.

“Ne po u këshillojmë pasagjerëve të kontrollojnë linjën e tyre ajrore përpara se të udhëtojnë. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim të shkaktuar," tha një zëdhënës i aeroportit. 

briatni

Sondazh

Poll