Bota

Presioni i Trump për përparimin e bisedimeve në lidhje me luftën, Peskov: Jemi imunë ndaj sanksioneve, ekonomia jonë po operon nën shumë kufizime!

Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj Rusisë brenda 10 ditësh nëse Moska nuk bën përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

30 Korrik 2025, 16:13 Nga N.F
Presioni i Trump për përparimin e bisedimeve në lidhje me
Kremlini

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar sërish në lidhje me deklaratat presidentit të SHBA-së Donald Trump në lidhje me sanksionet kundër Moskës. Peskov u shpreh se Rusia është bërë imune ndaj masave të tilla, të cilat i ka përjetuar prej kohësh.

Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të vendosin sanksione dhe masa të tjera ndaj Rusisë brenda 10 ditësh nëse Moska nuk bën përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Kemi jetuar nën barrën e shumë sanksioneve për një kohë mjaft të gjatë, ekonomia jonë po operon nën shumë kufizime”, tha Peskov. Sipas tij vendi ka zhvilluar njëfarë imuniteti ndaj kësaj çështjeje. Ai shtoi se Rusia vazhdon të marrë në konsideratë të gjitha deklaratat që vijnë nga Trump dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë mbi këtë çështje.

peskov shba rusia lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll