Sport

Luis Diaz nënshkruan për Bayern Munich, u paguan 75 milionë euro!...

Bayern Munich njoftoi të mërkurën mbërritjen e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, me një kontratë katërvjeçare. Tarifa e transferimit vlerësohet në 75 milionë euro.

30 Korrik 2025, 12:00 Nga DOSJA

Luis Diaz nënshkruan për Bayern Munich, u paguan 75 milionë

GJERMANI - Tani është zyrtare: Luis Diaz nënshkroi një kontratë katërvjeçare me Bayern Munich këtë të mërkurë, deri në vitin 2029. 

E njoftuar disa ditë më parë nga mediat angleze dhe gjermane, mbërritja e ndërkombëtarit kolumbian (63 ndeshje, 18 gola) u bë zyrtare nga klubi bavarez. 

"Të jem pjesë e Bayern është shumë e rëndësishme për mua; është një nga klubet më të mëdha në botë. Dua ta ndihmoj ekipin tim me stilin tim të lojës dhe personalitetin tim ", tha anësori 28-vjeçar.

Ndërsa Reds e blenë atë nga FC Porto për 54 milionë euro në janar 2022, ata do të nxjerrin një fitim të konsiderueshëm, pasi tarifa e transferimit vlerësohet në 75 milionë euro.

Në total, Diaz ka luajtur 148 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin, duke shënuar 41 gola (përfshirë 29 në Premier League) dhe duke dhënë 23 asiste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll