Sport

Douglas Luiz është rkthyer në Continassa: pritet një takim me drejtuesit e Juves...

Mesfushori brazilian do të duhet të shpjegojë arsyet që e çuan të humbiste ditët e para të kampit stërvitor pa pasur leje.

28 Korrik 2025, 18:30 Nga DOSJA
Douglas Luiz është rkthyer në Continassa: pritet një takim

ITALI - Douglas Luiz është rikthyer në Continassa. Pas protestave të shkaktuara nga mungesa e tij në ditën e parë të kampit stërvitor (24 korrik), mesfushori brazilian u rikthye në Torino këtë mëngjes, duke u bashkuar me shokët e tij të ekipit që janë përgatitur për sezonin e ardhshëm prej disa ditësh. 

Ky rikthim ishte njoftuar disa ditë më parë pas një takimi midis drejtuesve të Juventusit dhe agjentëve të lojtarit, të cilët kishin njoftuar sot si datën e rikthimit të brazilianit në Torino. 

Dhe tani? Me siguri do të ketë një diskutim midis palëve, me drejtorin e përgjithshëm Comolli që do të takohet me Douglas Luiz për të kuptuar arsyet që e çuan atë të humbiste ditët e para të përgatitjes.

Juventusi pritet të vendosë ta gjobisë atë  për arsye disiplinore, një dënim që mund të shkojë midis 40.000 dhe 120.000 eurove.

Tregu i transferimeve mbetet në sfond, me brazilianin që ka pak shanse për të qëndruar te Juventusi dhe që ka admirues në Premier League. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar se çfarë do të ndodhë brenda mureve të JTC-së. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll