Sport

Kampionia shqiptare e Taekwondo… Melisa Leka, në podiumin e Botërorit të Barcelonës!

Në sportin e Taekwondos një tjetër shqiptare ka arritur që të ngjitet në podiumin botëror të të rinjve.

28 Korrik 2025, 16:37 Nga DOSJA

SPANJE - Bëhet fjalë për Melisa Lekën, e cila ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondos në Barcelonë të Spanjës.

Edhe pse nën ngjyrat e flamurit kanadez, duke qenë se është lindur e rritur atje, sportistja me origjinë shqiptare ka arritur ngjitet për të disatën herë në podium, por këtë herë të një kampionati botëror.

Melisa ka filluar shumë e vogël këtë sport dhe duket shumë premtuese duke qenë se në disa raste në kampionate të ndryshme ndërkombëtare në SHBA, por edhe kampionate lokale të Kanadasë, ka mundur që të tregojë rezultate shumë të mira duke qenë një ndër talentet e sportit të Taekwondo.

Për momentin Leka vazhdon të stërvitet e përmirësohet në Toronto, por që një ditë ndoshta do të ketë mundësinë të nderojë ngjyrat e flamurit kuqezi, të prejardhjes saj.

Kampionia shqiptare e Taekwondo… Melisa Leka, në podiumin e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll