Sport

Turneu në Preshevë, kapiteni Berat Gjimshiti: “E vlerësoj shumë nismën domethënese të FSHF-së për zhvillimin e futbollit në këtë zone”

Mbrojtësi shqiptar, me origjinë pikërisht nga kjo zone, vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve për zhvillimin e këtij turneu.

28 Korrik 2025, 17:00 Nga DOSJA
Turneu në Preshevë, kapiteni Berat Gjimshiti: “E vlerësoj

TIRANE - Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka përshëndetur përmes një video-mesazhi turneun e futbollit që po zhvillohet në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.

Mbrojtësi shqiptar, me origjinë pikërisht nga kjo zone, vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve për zhvillimin e këtij turneu.

“Jam shumë i lumtur që në Luginën e Preshevës po zhvillohet ky turne futbolli për fëmijë, një nismë e bukur dhe shumë domethënëse për komunitetin dhe të ardhmen e futbollit në këtë zonë.

Dua të falënderoj së pari Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen që po i jep kësaj nisme dhe fëmijëve të Preshevës, duke mbështetur në çdo aspekt financiarisht aktivitetin. E vlerësoj shumë dhe e përgëzoj presidentin Duka në veçanti.

Gjithashtu, falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për pasionin dhe entuziazmin. Ju përshëndes me shumë dashuri dhe ju uroj suksese në çdo ndeshje e në çdo ëndërr tuajën,” - thotë kapiteni Gjimshiti në fjalën e tij.

Sot është edhe dita e fundit e ndeshjeve të këtij turneu, ku do të përcaktohen edhe fituesit për çdo grupmoshë. Takimet finale do t’i ndjekë nga afër edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll