Sport

Hannah Hampton, "heroina" e Anglisë në Bazel: "Ne kurrë nuk dorëzohemi!"...

Portierja angleze u zgjodh “Lojtarja i Vitit” në finalen e Euro 2025 për pritjen e dy penalltive kundër Spanjës.

28 Korrik 2025, 07:30 Nga DOSJA
Hannah Hampton, "heroina" e Anglisë në Bazel: "Ne
Hannah Hampton, në momentin e pritjes së penalltisë së Mariona Caldentey...

ZVICER - Portierja e Anglisë, Hannah Hampton, e cila u zgjodh “Lojtarja e Vitit” në finalen e “Euro 2025” në Bazel, pasi priti dy penallti kundër Spanjës (1-1 dhe 3-1), tha se skuadra e saj nuk dorëzohet kurrë, ato thjesht vazhdojnë përpara dhe kjo është pikërisht ajo që bënë të dielën.

"Ky ekip është thjesht i pabesueshëm, i pabesueshëm. Ne kemi treguar gjatë gjithë turneut se jemi të aftë të kthehemi kur pësojmë një gol. Ne e kemi atë vullnet. Ne nuk dorëzohemi kurrë, ne vazhdojmë dhe kjo është ajo që bëmë sot", tha Hampton.

Portierja e Anglisë zbuloi se e kishte "humbur plotësisht se çfarë po ndodhte kur Chloe Kelly shënoi penalltinë vendimtare. Sapo e pashë të vraponte, mendova, 'Kaq ishte, fituam. Nuk mund ta besoj. Mendoj se do të më duhet pak kohë që ta kuptojë."

Wiegman nuk u dorëzua…

Duke folur për trajneren e Anglisë, Sarina Wiegman, Hampton tha: “Ajo tha vetëm se ne punuam shumë për 120 minuta dhe bëmë atë që duhej për ta mbajtur Spanjën në distancë.” 

Wiegman ka fituar Kampionatin e saj të tretë Evropian radhazi, të parin me Holandën dhe dy të fundit me Anglinë. Një sukses që vetëm dy gjermane e kishin arritur më parë: Gero Bisanz (1989, 1991, 1995) dhe Tina Theune (1997, 2001, 2005).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll