Sport

"16 vjet më parë!" Eto'o ngacmon Ibrën, për transfertat e ndërsjellta në një ditë…

Në një postim të publikuar këtë të diel, në llogarinë e tij në Instagram, Samuel Eto'o e kritikoi me humor Zlatan Ibrahimovicin, duke iu referuar transferimit të tij nga Barcelona te Interi, i cili ndodhi 16 vjet më parë, ndërsa qendërsulmuesi suedez po bënte udhëtimin e kundërt.

27 Korrik 2025, 17:30 Nga DOSJA
"16 vjet më parë!" Eto'o ngacmon Ibrën, për

SPANJE - Samuel Eto'o nuk i ka harruar rrethanat e veçanta të transferimit të tij nga FC Barcelona te Interi, i cili ndodhi në të njëjtën ditë me atë të Zlatan Ibrahimovic në drejtimin e kundërt, më 27 korrik 2009. 

"16 vjet tashmë", shkroi golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar të Kamerunit (56 gola në 118 ndesshje), në mbishkrimin e një publikimi në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqen fotot e prezantimit të dy lojtarëve.

Pavarësisht sezonit shumë të frytshëm që sapo kishte pasur (30 gola në 36 ndeshje), të kurorëzuar me një fitore në Ligën e Kampionëve me katalanasit, Eto'o ishte transferuar te Interi për 20 milionë euro, në veçanti për t'i bërë vend Ibrahimovicit, i cili iu bashkua Blaugranasve për 69.5 milionë euro.

Ky transaksion i kishte buzëqeshur më tepër kamerunasit, i cili kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi me zikaltrit duke eliminuar Barçën në gjysmëfinalet e C1 (3-1, 0-1). Sulmuesi suedez vetë nuk e afirmoi kurrë veten në Katalonjë, të cilën e la një vit më vonë, dhe nuk e fitoi kurrë Ligën e Kampionëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Samuel Eto'o (@samueletoo)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll