Sport

“Euro 2025” për Femra/ Anglia mbron titullin, duke mposhtur Spanjën me penallti!...

Anglia mposhti Spanjën në finale me penallti (1-1, 3-1 me penallti) këtë të diel në mbrëmje në Bazel. Edicioni i 14-të i Kampionatit Evropian të Femrave kurorëzoi “Luaneshat”, të cilat e ruajtën kurorën e tyre.

27 Korrik 2025, 21:48 Nga DOSJA
“Euro 2025” për Femra/ Anglia mbron titullin, duke mposhtur

ZVICER - Anglia, fituesja e vitit 2022, bëri përsëri një fitore të madhe me penallti ndaj Spanjës këtë të diel në St. Jakob Park në Bazel, duke u rikonfirmuar si kampione e Europës.

Një vit pasi skuadra e Gareth Southgate humbi në Gjermani, femrat e Sarina Wiegmann u hakmorën për homologët e tyre meshkuj duke mposhtur La Roja në finale (1-1, 3-1 në penallti).

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1, me Spanjën që mori epërsinë në minutën e 25-të me anë të Mariona Caldentey, por Anglia arriti përsëri të rikthehej me një gol në pjesën e dytë nga Alessia Russo.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas dy periudhave të kohës shtesë, dhe ndeshja u vendos me penallti. Anglia kështu doli fituese, ndërsa Spanja nuk arriti të tregohej e saktë nga penalltia, duke humbur tre nga katër përpjekjet e saj.

Anglia fitoi kështu Kampionatin Europian për femra për herë të dytë radhazi, një sukses i arritur më parë vetëm nga Gjermania.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll