Aktualitet

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Ndërhyrja e vështirë për shkak të sipërfaqes me bimësi të ulët, operacioni do të vijojë në mëngjes

Ai tha se që në momentet e para që u lajmëruan për zjarrin, reagimi ka qenë i menjëhershëm, por moti dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve. 

26 Korrik 2025, 20:34 Nga r.ll
Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i
kryebashkiaku

KORÇË- Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski ka dhënë një deklaratë lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në Parkun Kombëtar të Prespës, ku u shpreh se terreni i vështirë dhe bimësia e dendur vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Ai tha se që në momentet e para që u lajmëruan për zjarrin, reagimi ka qenë i menjëhershëm, por moti dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve. 

Kolefski tha se për fikjen e zjarrit kishte ardhur ndihmë edhe nga bashkia e Pogradecit. Më tej ka njoftuar se ndërhyrja për fikjen e flakëve do të vazhdojë sërish në orët e para të ditës së nesërme. Ai tha se nuk ende nuk dihet nëse zjarri është ndezur nga pakujdesia apo ishte e qëllimshme.

"Që në momentet e para që u lajmërua, ka qënë reagim i shpejtë por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.", tha kryebashkiaku.

zjarr ne pustec pali kolefski

Sondazh

Poll