26 Korrik 2025, 13:02
Nga N.F
Maduro
SHBA- Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj një grupi venezuelian që, sipas tij, drejtohet nga presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, duke pretenduar se ky grup mbështet kartelet kryesore të drogës.
Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit njoftoi për kufizime ndaj të ashtuquajturës “Karteli i Diellit”, duke e klasifikuar atë si një entitet të përcaktuar globalisht si terrorist.
Agjencia OFAC, e cila përcakton sanksionet bazuar në politikën e jashtme të SHBA-së, thotë se grupi është “drejtuar nga Nicolas Maduro” dhe “persona të tjerë të lartë venezuelianë në regjimin e Maduros”.
Gjithashtu, pretendohet se karteli “ofron mbështetje materiale” për Tren de Aragua dhe Kartelin e Sinaloas – banda kriminale të shpallura si grupe terroriste nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Veprimi i sotëm ekspozon më tej ndihmën që regjimi i paligjshëm i Maduros i jep narkoterrorizmit përmes grupeve terroriste si Kartel de los Soles”, tha në një deklaratë Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.
Administrata e parë e Trumpit ngriti aktakuzë ndaj Maduros dhe disa nga ndihmësit e tij të lartë për “narkoterrorizëm” dhe ofroi shpërblim për kapjen e tyre – pretendime që u kundërshtuan ashpër nga udhëheqësi i majtë venezuelian.
Sipas administratës së Trumpit, “Kartel de los Soles” ka për qëllim “përdorimin e përmbytjes së narkotikëve të paligjshëm si armë kundër Shteteve të Bashkuara.”
Trump ka vënë në shënjestër disa grupe në jug të kufirit të SHBA-së, të cilat, sipas tij, po sjellin sasi të mëdha të drogës së rrezikshme të paligjshme në SHBA dhe janë të përfshira në zhvatje, kontrabandë migrantësh dhe krime të tjera të dhunshme.
Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit janë përkeqësuar prej vitesh. Në vitin 2019, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtuan rizgjedhjen e Maduros, e cila u konsiderua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si e manipuluar.
Këtë vit, Trump njoftoi një ndalim të pjesshëm për udhëtarët nga Venezuela, përkrah disa vendeve të tjera. Të enjten, Maduro njoftoi se Shtetet e Bashkuara po lejonin gjigantin e naftës Chevron të rifillonte operacionet në vendin e Amerikës së Jugut pas vendosjes së mëparshme të sanksioneve. Uashingtoni nuk e ka konfirmuar ende këtë zhvillim./ REL
shba karteli i diellit
Bota
26 Korrik 2025, 11:01
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
BUDVA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Budva. Mësohet se...
Bota
26 Korrik 2025, 08:24
N.F
Foto
ANGLI- Mirwais dhe familja e tij janë larguar nga shtëpia e tyre në Kabul dhe kanë qenë vazhdimisht në lëvizje prej...
Bota
26 Korrik 2025, 07:59
N.F
Foto
SHBA- Për herë të parë në 30 vjet disa nga donatorët më të mëdhenj në botë, të udhëhe...
Bota
26 Korrik 2025, 07:24
N.F
Foto
SHBA- Covid 19-të përveç vdekjeve të shumta la pas edhe shumë pikëpyetje të cilat ekspertët po mundohet t&eu...
Bota
25 Korrik 2025, 22:59
N.F
Foto
SHBA- Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoc...
Bota
25 Korrik 2025, 22:40
N.F
Viktima
GAZA- Gjendja në Gaza për shkak të luftës dhe urisë ka nxjerrë në pah histori të trishta sesi fëmij&eu...
Bota
25 Korrik 2025, 17:50
N.F
Foto
SHBA- Forcat amerikane kanë vrarë një udhëheqës të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni...
Bota
25 Korrik 2025, 13:02
M.B
Vladimit Putin
RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin iu bashkua të pranishmëve të enjten për t'i dhënë lamtumirën sh...
Bota
25 Korrik 2025, 12:57
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të ...
Bota
25 Korrik 2025, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TAJLANDA- Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias n&eum...