25 Korrik 2025, 12:53
Nga M.B
Foto ilustruese
TAJLANDA- Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive. Mospajtimet e moçme kufitare janë përshkallëzuar në luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent për krizën më vonë gjatë së premtes. Ministria e Brendshme e Tajlandës ka thënë se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona të përkohshme strehimi, ndërsa numri i viktimave është rritur në 15, si dhe ai i të plagosurve në 46. Autoritetet e Kamboxhias nuk i kanë publikuar të dhënave e tyre.
Në qytezën Samraong të Kamboxhias, rreth 20 kilometra larg kufirit, gazetarët kanë raportuar të kenë dëgjuar zhurmë të artilerisë në mëngjesin e së premtes. Disa familje janë parë duke mbledhur gjërat e tyre dhe duke u larguar me makinë, bashkë me fëmijët.
“Jetoj shumë afër kufirit. Frikësohemi sepse ata nisën prapë sulmet”, ka thënë Pro Bak, 41-vjeçar për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai është larguar me gruan dhe fëmijët e tij në një tempull budist për t’u strehuar.
“Nuk e di se kur do të mund të kthehemi në shtëpi”, ka thënë ai.
Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, shteti i të cilit kryeson bllokun rajonal ASEAN, ka thënë se ka biseduar me kryeministrat e të dyja shteteve dhe ka bërë thirrje për armëpushim dhe dialog. Luftimet shënojnë një përshkallëzim dramatik në konfliktin e gjatë mes këtyre dy vendeve fqinje – të dyja destinacione për milionë turistë të huaj – të cilat ndajnë një kufi prej 800 kilometrash.
Dhjetëra kilometra janë të kontestueshme dhe për ato toka palët kanë luftuar në periudhën 2008-2011, duke lënë 28 persona të vdekur, teksa mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen. Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara e ka zgjidhur këtë çështje, mirëpo kriza aktuale ka shpërthyer në maj, kur është vrarë një ushtar i Kamboxhias në përleshjet e reja./ REL
tajlanda
Bota
25 Korrik 2025, 10:58
M.B
Amichai Eliyahu
LINDJE E MESME- Ministri i Trashëgimisë Kombëtare, Amichai Eliyahu, thotë se Izraeli po përparon me shkat&eum...
Bota
25 Korrik 2025, 09:12
M.B
JD Vance dhe Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni e kundërshton fuqishëm planin e presidenti...
Bota
25 Korrik 2025, 09:05
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në...
Bota
25 Korrik 2025, 08:18
M.B
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas (majtas) dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve në Paris në korrik 2022.
...
Bota
25 Korrik 2025, 07:37
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë ...
Bota
24 Korrik 2025, 22:56
r.ll
foto ilustruese
TAJLANDË- Ushtarë nga Tajlanda dhe Kamboxhia u përleshën përgjatë kufirit të tyre n&...
Bota
24 Korrik 2025, 22:40
r.ll
foto ilustruese
ARABI- Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 ko...
Bota
24 Korrik 2025, 22:18
r.ll
emmanuel macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Pal...
Bota
24 Korrik 2025, 20:59
r.ll
musk, trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk dëshiron të shkatërrojë bizneset e Elon Musk dhe ësht...
Bota
24 Korrik 2025, 20:43
r.ll
trump dhe hogan
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas vdekjes së legjendës së mundjes profesionale dhe aleatit politik,...