25 Korrik 2025, 22:59
Nga N.F
Foto
SHBA- Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.
Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht.
Bashkimi Evropian – që po përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind – po kërkon një marrëveshje me administratën e Trumpit, ndërkohë që po përgatit edhe masa hakmarrëse në rast se bisedimet dështojnë.
“Pas një telefonate të mirë me presidentin e SHBA-së, jemi pajtuar të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe mënyrat për t’i mbajtur ato të forta”, shkroi von der Leyen në platformën X.
Takimi në nivel të lartë vjen pas për disa ditë ka pasur sinjale se Komisioni Evropian dhe administrata amerikane po afron drejt një marrëveshjeje, por Trump të premten vuri në dyshim këtë skenar.
Duke folur për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci, Trump vlerësoi se kishte “50-50” shanse për të arritur një marrëveshje me bllokun prej 27 shtetesh. Të 27 vendet e BE-së i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin që të përqendrohet në përpjekjet drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tarifat e rënda amerikane.
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE-së po ashtu shprehën besimin se ishin në prag të një marrëveshjeje, para se Trump të kërcënonte me rritjen e tarifave në 30 për qind. Në rast se bisedimet dështojnë, vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten një paketë masash hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 109 miliardë dollarësh, e cila do të zbatohet në faza duke filluar nga 7 gushti.
Që nga nisja e fushatës së tarifave, administrata e Trumpit ka arritur pesë marrëveshje, përfshirë ato me Britaninë, Japoninë dhe Filipinet./ REL
trump von der leyen
Bota
25 Korrik 2025, 22:40
N.F
Viktima
GAZA- Gjendja në Gaza për shkak të luftës dhe urisë ka nxjerrë në pah histori të trishta sesi fëmij&eu...
Bota
25 Korrik 2025, 17:50
N.F
Foto
SHBA- Forcat amerikane kanë vrarë një udhëheqës të grupit terrorist, Shteti Islamik (IS), gjatë një operacioni...
Bota
25 Korrik 2025, 13:02
M.B
Vladimit Putin
RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin iu bashkua të pranishmëve të enjten për t'i dhënë lamtumirën sh...
Bota
25 Korrik 2025, 12:57
M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të ...
Bota
25 Korrik 2025, 12:53
M.B
Foto ilustruese
TAJLANDA- Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias n&eum...
Bota
25 Korrik 2025, 10:58
M.B
Amichai Eliyahu
LINDJE E MESME- Ministri i Trashëgimisë Kombëtare, Amichai Eliyahu, thotë se Izraeli po përparon me shkat&eum...
Bota
25 Korrik 2025, 09:12
M.B
JD Vance dhe Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Uashingtoni e kundërshton fuqishëm planin e presidenti...
Bota
25 Korrik 2025, 09:05
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në...
Bota
25 Korrik 2025, 08:18
M.B
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas (majtas) dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve në Paris në korrik 2022.
...
Bota
25 Korrik 2025, 07:37
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë ...