Aktualitet

Hajdutët ‘mësyjnë’ në Librazhd, grabisin shumën e lekëve në dyqan, si e pikasën pronarin teksa iku në shtëpi pas r

29 Janar 2020, 20:47 Nga DOSJA
Hajdutët ‘mësyjnë’ në Librazhd, grabisin

LIBRAZHD- Një tjetër grabitje është shënuar në Librazhd mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Hotolisht, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyqani ndodhet në pronësi të shtetasit Arif Alliu. Po të njëjta burime bëjnë me dije se në dyqanin e Alliut, ku shiteshin produkte ushqimore, hajdutët kanë marrë një shumë parash 3-4 milionë lekë të vjetra.

Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore dhe për të rënë në gurët e autorëve të grabitjes. Sipas dëshmive nga vendngjarja Arif Alliu flinte çdo natë në dyqan pasi kishte frikë mos i vidhnin mallin që kishte brenda, por mbrëmjen e djeshme për shkak të reshjeve të denduar, ai ka ikur në shtëpi, duke bërë kështu që hajdutët të kryenin me lehtësi grabitjen.

Mëngjesin e sotëm një grabitje u shënua në Librazhd, argjendarinë e Skënder Xhanit. Autorët kanë mundur të marrin sende me vlerë që shkojnë deri në miliona lekë. Për të realizuar vjedhjen ata më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit, ku kanë marrë  çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi, në të cilin kanë kryer grabitjen. Gjatë grabitjes nuk është ndezur as alarmi i biznesnit, pasi është çaktivizuar nga autorët.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arif alliu grabitet dyqani ne hotolisht librazhd arif alliu grabitet dyqani ne hotolisht librazhd

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 18:42

DURRËS– Kjo është Josilda Ndreaj studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Wuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe st...