Aktualitet

Abuzimet me pronat dhe ndërtimet/ Apeli në Durrës lë në burg 4 nga 19 policët e zyrtarët e arrestuar, liron 15 të tjerë

29 Janar 2020, 18:03 Nga DOSJA
Abuzimet me pronat dhe ndërtimet/ Apeli në Durrës lë në

DURRËS– Gjykata e Apelit të Durrësit ka lënë në burg 4 nga 19 policët dhe zyrtarët të arrestuar për abuzimet me prona. Një prej tyre është Gani Dama, i cili vazhdon të mbetet në kërkim. 4 zyrtarët, Gjergji Gerco, sekretar njësisë administrative Sukth, Ndricim Shika ndihmës specialisti i policisë në Shijak, Petrit Neziri ndihmës specialist i policisë në Manzë, dhe ndërtuesi Adem Lika janë lënë të lirë, nën masën detyrim paraqitje.

Në qeli, vijojnë të qëndrojnë Dëshir Dakoli me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës;  Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak; Ermal Petova (OPGj Manzë); Agim Osmani, ndihmës specialist policia Durrës; Haxhi Sherra, ndihmës specialist Komisariati Shijak ndërsa Gani Dama-polic patrulle është ende në kërkim.

Në seancën e kaluar gjykata hoqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 10 zyrtarët: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen  objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me ndertimet arrestimet ne durres gjykata e apelit durres shçba operacion ne durres abuzimet me ndertimet arrestimet ne durres gjykata e apelit durres shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 15:31

Policia ka shpallur në kërkim edhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak Prengës, bëjnë me dije burime të sigurta për Top Channel.Siç mëson ...