Aktualitet

Tritol lokalit në zonën e plazhit në Durrës, shpërthehet muri, nuk ka të lënduar (VD)

29 Janar 2020, 20:46 Nga DOSJA
Tritol lokalit në zonën e plazhit në Durrës,

DURRËS- Një lokal është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të njërit prej mureve të lokalit dhe ka shpërthyer.

Lokali ka qenë i mbyllur në momentin e shpërthimit dhe për pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale, e asnjë të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, lokali rezulton të jetë në pronësi të 59-vjeçarit me inicialet M.S.. Ndërkohë po hetohet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres tritol lokalit ne plazhin e durresit durres tritol lokalit ne plazhin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Janar 2020, 18:42

DURRËS– Kjo është Josilda Ndreaj studentja shqiptare që deri para disa ditësh jetonte në Wuhan epiqendrën e koronavorusit. Pas një udhëtimi të gjatë dhe st...