25 Korrik 2025, 09:05
Nga M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Mynihu, kodi IATA MUC, është aeroporti i dytë më i madh në Gjermani. Aeroporti, i vendosur në landin federal të Bavarisë, është një qendër qarkullimi për shoqërinë gjermane të fluturimit Lufthansas. Me një numër total prej 73 linjash ajrore, fluturimet mund të bëhen në 216 destinacione në 68 vende. Një terminal i tretë do t'i shtohet dy terminaleve të pasagjerëve: Gjermania planifikon të ndërtojë një terminal të posaçëm dëbimi në MUC për migrantët që duhet të largohen nga vendi.
Aeroporti i Mynihut planifikon të ndërtojë një ndërtesë për policinë federale, tha të mërkurën një zëdhënës i kompanisë. Pronari kryesor i aeroportit është Shteti i Lirë i Bavarisë, ndërsa qeveria federale dhe qyteti i Mynihut mbajnë aksione minoritare. Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann dhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt, të dy nga partia CSU, kërkojnë rregullisht dëbimin e rreptë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminelëve të huaj.
"Terminal riatdhesimi" me dy kate
Sipas një dokumenti tenderimi për aeroportin, i ashtuquajturi "terminal riatdhesimi" do të ketë dy kate, informon agjencia e lajmeve Reuters. Ndërtimi është planifikuar të përfundojë në fund të vitit 2028. Do të projektohet në mënyrë që "të mund të mbërrijnë dhe të nisen deri në 50 fluturime çarter individuale dhe kolektive në ditë".
"Një tavolinë qendrore regjistrimi do të instalohet në ndërtesë për të koordinuar në mënyrë efikase riatdhesimet", vazhdon dokumenti. Policia federale nuk i ka komentuar planet deri tani.
Projekti është i diskutueshëm politikisht. "Një terminal të posaçëm për dëbime, këtë ne e shohim më tepër së në mënyrë kritike, i tha politikania rajonale Gülseren Demirel (Aleanca90/Të Gjelbrit) gazetës Süddeutsche Zeitung.
Nga ana e tij, kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter (SPD) e konsideroi të arsyeshme riatdhesimin e kriminelëve në vendet e tyre të origjinës. "Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se është një ide e keqe, në parim, të kemi një terminal të këtij lloji."
Qyteti i Freising-ut, i vendosur në veri të Mynihut, ku ndodhet një pjesë e aeroportit, diskutoi projektin këtë javë. Sipas administratës së qytetit, komisioni i planifikimit të qytetit e hodhi poshtë vendndodhjen e zgjedhur të aeroportit për arsye planifikimi. Qyteti do t'i paraqesë një raport mbi këtë çështje te autoriteti përkatës rajonal./ DW
gjermania
Bota
25 Korrik 2025, 08:18
M.B
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas (majtas) dhe Presidenti Francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve në Paris në korrik 2022.
...
Bota
25 Korrik 2025, 07:37
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë ...
Bota
24 Korrik 2025, 22:56
r.ll
foto ilustruese
TAJLANDË- Ushtarë nga Tajlanda dhe Kamboxhia u përleshën përgjatë kufirit të tyre n&...
Bota
24 Korrik 2025, 22:40
r.ll
foto ilustruese
ARABI- Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 ko...
Bota
24 Korrik 2025, 22:18
r.ll
emmanuel macron
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar në një letër drejtuar Presidentit të Autoritetit Pal...
Bota
24 Korrik 2025, 20:59
r.ll
musk, trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se nuk dëshiron të shkatërrojë bizneset e Elon Musk dhe ësht...
Bota
24 Korrik 2025, 20:43
r.ll
trump dhe hogan
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas vdekjes së legjendës së mundjes profesionale dhe aleatit politik,...
Bota
24 Korrik 2025, 20:28
r.ll
marko gjuriç
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, ka zhvilluar takime të ndara me ambasador...
Bota
24 Korrik 2025, 19:44
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë,Giorgia Meloni rikthehet në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, kë...
Bota
24 Korrik 2025, 19:21
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Disa organizata mediale thanë se më 24 korrik se gazetarët e tyre në Gazë po përballen me kër...