Sport

Andrea Pirlo rifillon nga Dubai: ai është trajneri i ri i United FC

Aventura e dytë jashtë vendit si trajner për ish-mesfushorin, i cili vitin e kaluar drejtoi Sampdorian në Serie B përpara se të shkarkohej.

25 Korrik 2025, 15:30 Nga DOSJA

Andrea Pirlo rifillon nga Dubai: ai është trajneri i ri i United FC

EMIRATET E BASHKUARA - Një aventurë e re në stol për Andrea Pirlon. Trajneri 46-vjeçar I cili ka qenë pa klub që kur u shkarkua nga Sampdoria, ka zgjedhur të fillojë nga e para jashtë vendit.

Ai ka pranuar një ofertë nga United FC, një klub me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe që luan në nivelin e dytë të futbollit (Liga e Divizionit të Parë).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by United FC (@utdfc_official)

NJOFITIM PËR SHTYP

"Një legjendë e vërtetë merr drejtimin! Jemi krenarë të njoftojmë Andrea Pirlon si trajnerin e ri të United FC. Me vizionin, pasionin dhe mentalitetin fitues të tij, fillon një kapitull i ri. Mirë se vini në Dubai, Z. Pirlo!"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll