Sport

Klubet “nderojnë“ Shqipërinë… në Europë

Tri fitoret e Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos, konsolidojnë pozitat e futbollit shqiptar në UEFA

25 Korrik 2025, 12:45 Nga DOSJA
Klubet “nderojnë“ Shqipërinë… në

TIRANE - Fitoret e Dinamos, Vllaznisë dhe Egnatias në të njëjtën ditë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, i kanë dhënë një shtysë shumë të madhe kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s, duke zvogëluar shanset që të humbasë një skuadër në Europë në edicionet e ardhshme.

Pikët e siguruara nga këto skuadra, kanë qenë të mjaftueshme që Shqipëria të qëndrojë larg vendit të 51-të, aty nga ku fillon humbja e një ekipi në Europë, ndërsa është konsoliduar edhe më shumë pozicioni në klasifikim.

Kampionati shqiptar ka kaluar përsëri në vendin e 45-të, duke rifituar pozicionin që i kishte marrë Mali i Zi një ditë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Korrik 2025, 23:58

Ikona e ringut Hulk Hogan, ja kush ishte!

SHBA - Bota e wrestling-ut është zhytur në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave më legjendare të saj: Hulk Hogan. I...