Sport

Benjamin Pavard, dhëndëri më i ri shqiptar…

Kampioni i Botës dhe lojtari i Interit, martohet me modelen Kleofina Pnishi

25 Korrik 2025, 13:15 Nga DOSJA

Benjamin Pavard, dhëndëri më i ri shqiptar…

ITALI - Një histori dashurie që zgjati plot tetë vite, është kurorëzuar me martesë në një nga bregdetet më romantike të Italisë, në Amalfi.

Aktorja dhe modelja nga Gjakova, Kleofina Pnishi, i ka dhënë fund beqarisë me futbollistin e njohur të Interit dhe kampionin e botës me Francën, Benjamin Pavard. Çifti është njohur përmes miqve të përbashkët dhe me kalimin e kohës, lidhja e tyre është forcuar deri në këtë hap të rëndësishëm.

Dasma është bërë në një ambient intim, në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt, megjtihatë nga ato pak pamje që qarkullojnë, bie në sy ‘shqiptarizimi’ i yllit të futbollit francez me këngë dhe shqiponjën, gjest përfaqësues tashmë edhe ndërkombëtarisht.

“Për martesën tonë donim që çdo gjë të ishte personale, emocionale dhe të pasqyronte në mënyrë autentike udhëtimin tonë së bashku. Një event intim, por spektakolar, i organizuar nga organizatorja e dasmave, Silvia Bettini. Më shumë se gjithçka tjetër, dëshironim që të ftuarit tanë të ndienin dashurinë kudo”, ka treguar Kleofina për mediat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll