Sport

Garnacho masakrohet për një koment mbi transferimin e Rashford te Barça…

Sulmuesi argjentinas, i cili është me një këmbë jashtë Manchester United, është kritikuar shumë në rrjetet sociale.

25 Korrik 2025, 10:32 Nga DOSJA
Garnacho masakrohet për një koment mbi transferimin e Rashford te
Alejandro Garnacho, në prag të largimit nga Manchester United

ANGLI - Alejandro Garnacho (21) nuk ka të ardhme te Manchester United, i cili nuk do ta mbyllë derën me largimin e tij këtë verë, pavarësisht faktit se klubi dhe lojtari nënshkruan një kontratë që i lidh ata deri në qershor 2028.

Gjërat nuk kanë rrjedhur mirë në Old Trafford dhe argjentinasi mund të fillojë një aventurë të re që megjithatë mund të vazhdojë në Premier League. Kush e di? 

Dhe ndërsa e ardhmja e sulmuesit po vendoset, ai pa dashje është përfshirë në një polemikë që ka tejkaluar ligën angleze për të përfunduar te Barcelona. Çfarë ndodhi? Dy ditë më parë, ditën e prezantimit të Marcus Rashford nga FC Barcelona, Garnacho shkroi në rrjetet sociale: "Le të shkojmë!", në një shfaqje të qartë gëzimi për ish-shokun e tij të skuadrës te United. 

Mesazhi shkaktoi një valë reagimesh negative nga tifozët e United, të cilët e akuzuan atë si tradhëtar. "Dil nga klubi im", "Miu i vogël", "Ti je i radhës" dhe "Askush nuk të do edhe nëse është falas" ishin disa nga më shumë se 1.000 komentet që mori lojtari. Ai nuk ka udhëtuar me ekipin për në parasezon sepse Ruben Amorim nuk mbështetet tek ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 24 Korrik 2025, 23:58

Ikona e ringut Hulk Hogan, ja kush ishte!

SHBA - Bota e wrestling-ut është zhytur në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave më legjendare të saj: Hulk Hogan. I...