Sport

Skandal në Serbi, tifozët polakë përleshen ashpër nën thirrjet, “Kosova është Serbi…” - VIDEO

Përplasja e dhunshme u pa si një reagim i tifozëve vendas boshnjakë ndaj provokimeve të hapura të tifozëve polakë, të cilët prej vitesh njihen për afërsinë e tyre me grupet ekstremiste serbe dhe qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës.

24 Korrik 2025, 23:51 Nga DOSJA
Skandal në Serbi, tifozët polakë përleshen ashpër

SERBI - Atmosfera para dhe gjatë ndeshjes së Ligës së Konferencës ndërmjet Novi Pazarit dhe Jagiellonias ka qenë e mbushur me tension dhe përplasje të dhunshme. Të enjten në mbrëmje, në qytetin e Novi Pazarit, pranë kufirit me Kosovën, tifozët boshnjakë u përleshën me një grup huliganësh polakë të ardhur për të mbështetur ekipin e tyre.

Sipas raportimeve nga mediet lokale dhe rrjetet sociale, përplasjet fizike kanë ndodhur që përpara fillimit të takimit, me të paktën një tifoz polak të lënduar si pasojë e përleshjes.

Grupi i tifozëve ekstremistë të Jagiellonias kishte shfaqur që më herët qëndrime hapur anti-Kosovë, përmes sloganeve dhe deklaratave provokuese para udhëtimit në Serbi. Kjo retorikë u pasua edhe gjatë ndeshjes, ku huliganë serbë që ndodheshin në stadium brohoritën slogane të njohura nacionaliste si “Kosova është Serbi”.

Përplasja e dhunshme u pa si një reagim i tifozëve vendas boshnjakë ndaj provokimeve të hapura të tifozëve polakë, të cilët prej vitesh njihen për afërsinë e tyre me grupet ekstremiste serbe dhe qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll