24 Korrik 2025, 17:57
Nga N.F
Foto
TEHERAN- Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë raportuar të enjten mediat iraniane, duke cituar presidentin e shtetit, Masoud Pezeshkian.
“Situata është serioze dhe Teherani thuajse nuk ka më ujë”, është cituar të ketë thënë Pezeshkian.
Sipas tij, nuk mund të përjashtohet mundësia e zhvendosjes nga qyteti si zgjidhje emergjente. Irani është duke u përballur me krizë uji në më shumë se 20 prej 31 provincave që ka.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar se njëri prej rezervuarve më të mëdhenj të ujit mund të thahet plotësisht brenda 3-4 javëve. Nivelet kanë rënë nën 10 për qind në shtatë rezervuarë në këtë shtet, dy diga në janë tharë plotësisht, si dhe 80 për qind e rezervuarve janë pothuajse krejtësisht pa ujë.
Ekspertë për klimën kanë thënë se furnizimet normale me ujë nuk do të jenë të mundshme edhe për dy muaj derisa shiu ta stabilizojë situatën. Pezeshkian ka thënë se disa vjet të thatësisë janë arsye për krizën aktuale, por edhe politikat e kaluara qeveritare, në të cilat, sipas tij, është injoruar kjo krizë.
Zyrat qeveritare dhe shkollat do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri të shtunën, si pasojë e krizës. Shumë fabrika janë mbyllur, gjithashtu. Kritikët akuzojnë Qeverinë qendrore dhe administratat e provincave për keqmenaxhim. Shumë banorë të Teheranit tashmë janë larguar nga kryeqyteti drejt provincave veriore në Detik Kaspik, të cilat nuk kanë probleme me furnizime./ REL
iran krize per uji
Bota
24 Korrik 2025, 16:25
r.ll
çifti britanik
BRITANI- Djali i një çifti britanik të ndaluar nga talebanët pesë muaj më parë është s...
Bota
24 Korrik 2025, 16:04
r.ll
epstein dhe trump
SHBA- Togfjalëshi "dosjet Epstein" e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra. Presio...
Bota
24 Korrik 2025, 15:55
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga raportet për bashkëpunim mes Universitetit të Malit të...
Bota
24 Korrik 2025, 15:30
N.F
Foto
KROACI- Një fëmijë i vogël humbi jetën në Kroaci pasi i rrëshqiti nga krahët e babait të tij. N...
Bota
24 Korrik 2025, 15:17
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Në një njoftim spektakolar, por të diskutueshëm nëpërmjet Truth Social, Donald Trump pretendo...
Bota
24 Korrik 2025, 13:30
N.F
Mitsotakis
GREQI- Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian n&eu...
Bota
24 Korrik 2025, 12:32
N.F
Foto
SHBA- 75,000 meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur presid...
Bota
24 Korrik 2025, 12:14
N.F
Foto
GJERMANI- Ekonomia është gjithmonë pak psikologji. Kjo u pa edhe në samitin e fundit për investime, të mbajtur me k...
Bota
24 Korrik 2025, 11:13
N.F
fOTO
GREQI- Një rast tronditës ka shokuar autoritetet dhe banorët e ishullit grek, Rodos. Mësohet se një rast abuzimi seksual...
Bota
24 Korrik 2025, 10:18
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FLORIDA- Një sulm nga një peshkaqen përpak sa nuk rezultoi fatal për një zhytës në Florida. N...