24 Korrik 2025, 13:01
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur në lidhje me mënyrat sesi pushteti ka blerë votat dhe i shndërroi zgjedhjet e 11 majit në një farsë elektorale. Berisha u shpreh kryeministri Edi Rama shpërbleu në mënyrë të paligjshme kartelin Troplini për blerjen e votave.
Sipas tij Rama ka udhëtuar në Angli dhe ka njoftuar kartelin se në Durrës do të ndërtohet një stadium si ai klubit të Premier Leagues, Manchester. Berisha thekson se pas kësaj prona publike prej 40 mijë metër katrorë iu kalua privatit e cila mori leje ndërtimi për 5 kulla. Sipas tij tjetërsimi i pronës publike është një shpërblim që Rama i bëri klanit Troplini.
"Tani jemi tek ky kartel, i cili është edhe karteli më i fuqishëm në europë, karteli që ka si pronë private portin e Durrësit dhe që shpërndan tonelatat e kokainës nga ai port në mbarë Europën.
Vetëm pak ditë pas këtyre veprimeve ka ndodhur një akt tjetër shpërblimi për kartelin Troplini.
Edi Rama, i cili udhëtoi edhe në Angli dhe u tha se Durrësi do kopjojë klubin e Mançesterit dhe se ka urdhëruar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të investojë 65 milionë euro në stadiumin për ta bërë si stadiumin e Mançesterit, çfarë ndodh?
E gjitha kjo aferë, e marrë përsipër nga FSHZH, transferohet tek privati. Prona publike prej 40 mijë metër katrorë i kalohet privatit, i jepet leje ndërtimi për 5 kulla, njëra prej të cilave 55 katesh, tjetra 31 kate dhe të tjerat edhe ato dhjetëra kate. Ky tjetërsim i pronës publike, kjo grabitje e pronës publike, është një shpërblim që Edi Rama i bën përsëri klanit Troplini. Sipas të gjithë treguesve, pas kësaj afere apo tani Niko Dovana dhe kompleksi që ndërtohet përreth është transferuar nga Hasanbelliu, që e ka pasur prej shumë e shumë vitesh klubin dhe kompleksin, është transferuar tek Fatmir Troplini, djali i Xhevdet Troplinit thuhet se është ky.
38 mijë metër katrorë tokë shpërblehet për votat që mbliodhi në Durrës dhe zonat e tjera për Arkend Ballën, Drazhin dhe përfaqësues të tjerë të botës së krimit në parlament. Vendim komplet i paligjshëm sepse ligji i vendit parashikon që tjetërsimi i pronësisë nga publiku tek privati kërkon 3/5 të votave në Këshillin Bashkiak. Pra kërkonte 31 vota në Këshillin Bashkiak të Durrësit, ndërkohë që për këtë vendim kanë votuar gjithsej 27 këshilltarë. Dhe prefekti, natyrisht që ka tagrin dhe detyrimin ligjor të prishjes së vendimit, bën sikur nuk ka ndodhur gjë. Pra, shpërblimi më i madh siç e shihni ju, përfituesit më të mëdhenj u bënë karteli më i fuqishëm në Europë, karteli Troplini," tha Berisha.
berisha
Politike
24 Korrik 2025, 12:54
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për media ka folur n&eum...
Politike
24 Korrik 2025, 12:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale duke e shkruar se po prezonton me anë të saj&nbs...
Politike
24 Korrik 2025, 11:52
N.F
Takimi
DIBËR- Ministri për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Kl...
Politike
24 Korrik 2025, 12:02
Erion Veliaj
TIRANA- Hetimi për korrupsionin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nga ana e Prokurorisë s&eum...
Politike
24 Korrik 2025, 11:31
N.F
Foto
FIER- Maldrita Bardho i ka dërguar së fundmi një letër KQZ-së në lidhje me mandatin e saj si deputete. Bardho ka f...
Politike
24 Korrik 2025, 10:53
N.F
Xhafaj
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit,&nbs...
Politike
24 Korrik 2025, 10:39
M.B
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj
TIRANA- Përplasja me kreun e "Shqipëria Bëhet" Adriatik Lapaj duket se po i kushton kreut të "Nis...
Politike
24 Korrik 2025, 10:32
N.F
Qeparoi
HIMARË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndarë foto nga lirimi i hapësirave publike në Qe...
Politike
24 Korrik 2025, 09:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në periferi të Tiranës, që prej orës 09:00 të paradites s&e...
Politike
24 Korrik 2025, 09:42
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se Autoriteti i Aviacionit Civil ë...