Politike

“Përmbush të gjitha standardet!" Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO për vlefshmërinë ajrore

Rama ka publikuar edhe dokumentin, tek i cili thuhet se NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP).

24 Korrik 2025, 09:42 Nga M.B
“Përmbush të gjitha standardet!" Rama: Autoriteti i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, duke përmbushur kështu plotësisht standardet e përcaktuar nga Aleanca.

Gjithashtu Rama ka publikuar edhe dokumentin,ku thuhet se NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP).

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

edi rama

Sondazh

Poll