Politike

Rama mbledh ministrat në periferi të Tiranës, në fokus të takimit "një analizë e thelluar pune"

Mësohet se takimi është i mbyllur për mediat, ndërsa ministrat pritet t'i raportojnë Ramës bilancin dhe problematikat e hasura në fushat përkatëse që mbulojnë.

24 Korrik 2025, 09:52 Nga M.B
Rama mbledh ministrat në periferi të Tiranës, në fokus
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në periferi të Tiranës, që prej orës 09:00 të paradites së sotme ministrat e kabinetit qeveritar për një analizë pune.

Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të mbledhjes është edhe diskutimi mbi realizimin e objektivave dhe reformave të nisura në terren.

Mësohet se takimi është i mbyllur për mediat. Ndërkohë, në takim ministrat pritet t'i raportojnë Ramës bilancin dhe problematikat e hasura në fushat përkatëse që mbulojnë.

edi rama

Sondazh

Poll