Sport

Barça anulon turneun në Japoni dhe miqësoren kundër Vissel Kobe… Ja arsyeja

FC Barcelona ishte planifikuar të nisej për në Japoni të enjten për një turne që përfshinte një ndeshje miqësore kundër Vissel Kobe të dielën. Megjithatë, për shkak të dështimit të organizatorit për të respektuar kontratën, Barça anuloi turneun e saj dhe pezulloi turneun e planifikuar në Korenë e Jugut.

24 Korrik 2025, 09:00 Nga DOSJA

Barça anulon turneun në Japoni dhe miqësoren kundër Vissel

SPANJE - Lajm i keq për tifozët e Barcelonës në Japoni. Pasi zyrtarizoi mbërritjen në huazim të Marcus Rashford, FC Barcelona njoftoi të mërkurën anulimin e turneut të tyre në Japoni, gjatë të cilit katalanasit ishin planifikuar të takoheshin me Vissel Kobe këtë të diel.

Ndërsa klubi ishte planifikuar të fluturonte të enjten, Blaugrana e justifikoi këtë vendim të papritur në një deklaratë duke thënë "dështimi i organizatorit për të respektuar kontratën".

Përveç anulimit, edhe turneu i dytë i klubit në Korenë e Jugut është pezulluar. Barça do të udhëtonte atje për t'u përballur me FC Seul (31 korrik) dhe Daegu FC (4 gusht) vetëm nëse "plotësohen kushte të caktuara nga organizatori". Klubi shprehu keqardhje që iu desh të anulonte këto turne, veçanërisht për shkak të "ndikimit në komunitetin e tifozëve të Blaugranas në Japoni".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll