Sport

Ish-lojtari i Arsenalit i arrestuar për trafik droge lirohet dhe firmos me një klub të ri…

Jay Emmanuel-Thomas ishte i ndaluar që nga shtatori i vitit të kaluar.

23 Korrik 2025, 17:39 Nga DOSJA
Ish-lojtari i Arsenalit i arrestuar për trafik droge lirohet dhe firmos me
Jay Emmanuel-Thomas kur luante për Arsenalin

ANGLI - Dhjetë muaj pasi u arrestua për kapjen e 60 kilogramëve drogë, Jay Emmanuel-Thomas u lirua dhe... tashmë ka gjetur një klub të ri.

Ish-lojtari i Arsenalit, tani 34 vjeç, ishte ndaluar që nga shtatori i vitit 2024, pasi u kap në aeroportin Stansted të Londrës me sasinë e kanabisit, me vlerë 700.000 euro, ndërsa zbriste nga një fluturim nga Tajlanda. Ai u dënua përfundimisht me katër vjet burg.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji, Jay Emmanuel-Thomas u lirua me kusht dhe, pa humbur kohë, nënshkroi për një klub të ri: AFC Totton, në divizionin e gjashtë anglez.

"Jemi të kënaqur të mirëpresim Jay Emmanuel-Thomas në klub", tha klubi në rrjetet sociale kur njoftoi nënshkrimin, duke shtuar se qëllimet e tij "do të çojnë në një sezon të suksesshëm".

Përpara arrestimit të tij, Thomas luante për Greenock Morton në Skoci, i cili ia ndërpreu kontratën sapo u arrestua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll