Sport

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit

Mendohet që humbja e fundit, ajo solli edhe eliminimin e Partizanit nga Conference League, të jetë një nga arsyet

23 Korrik 2025, 18:28 Nga DOSJA

 

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit

TIRANE - Klubi kryeqytetas dhe tekniku 61-vjeçar kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin, pasi Gega ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të “Demave”

Gega e rimori drejtimin e Partizanit në mars të këtij viti, 6 vite pasi e shpalli kampion në edicionim 2018/2019, duke drejtuar të kuqtë në 11 ndeshje. Përgjatë këtyre sfidave që ishte në pankinë, 61-vjeçari mori  5 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Humbja e fundit ishte ajo që “dhembi” më shumë me sa duket, pasi solli edhe eliminimin nga Europa të Partizanit përballë Kalju në Conference League.

Në njoftimin zyrtarë të klubit të kuq shkruhet:

"FK Partizani njofton se trajneri Skënder Gega ka paraqitur dorëheqjen nga detyra, e cila është pranuar nga Presidenti i klubit.

E falënderojmë trajnerin Gega për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë suksese në vazhdim," - përfundon njoftimi i klubit Partizani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll