Art&Argëtim

Koncert me standarde botërore, detaje të reja nga koncerti i Maluma-s. Ja sa do të jenë çmimet e biletave?

29 Janar 2020, 10:35 Nga DOSJA
Koncert me standarde botërore, detaje të reja nga koncerti i Maluma-s.

TIRANËKëngëtari i famshëm kolumbian  Maluma do të performojë më 14 mars në Tiranë, me një koncert madhështor që do të mbahet mbrëmjen e Ditës së Verës. 

Sipas publikimeve që ka bërë vetë këngëtari  koncerti mbahet  tek sheshi ” Nënë Tereza” dhe do të jetë me standarte  botërore.  

Ditën e sotme kanë dalë në shitje dhe biletat ku çmimet do të jenë sipas zonave të qëndrimit.  Sipas  dy posteve të shpërndara në rrjetet sociale shihet  se si do jetë struktura e skenës, po ashtu  çmimet do të jenë nga 3000 (25 euro)  do të jetë zona që quhet Mimosa Area dhe 4500(28 euro) do të jetë zona Cherry Area. Pra çmimet nuk do jenë aq të “kripura” siç u thanë por shumë herë më lirë se 370 dollarë.

Ai do të performojë këngët e tij më të njohura kështu që  fansat më  tij të zjarrtë mund të përgatiten për koncertin e shumëpritur. 

A.K/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 14 mars maluma maluma koncert ne tirane 14 mars maluma maluma koncert ne tirane

Sondazh

Poll