Bota

Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba po planifikon të japë dorëheqjen deri në fund të muajit të ardhshëm

Sipas raportimeve në gazetat Mainichi dhe Yomiuri, Ishiba ka folur për qëllimin e tij për t'u larguar nga detyra me njerëz të afërt me të dhe synon të japë dorëheqjen deri në fund të gushtit.

23 Korrik 2025, 10:13 Nga N.F
Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba po planifikon të japë
Shigeru Ishiba

JAPONI- Kryeministri japonez, Shigeru Ishiba raportohet se po planifikon të njoftojë dorëheqjen e tij së shpejti. Sipas mediave lokale, ky veprim vjen pas një katastrofe zgjedhore që i privoi koalicionit të tij qeverisës, të udhëhequr nga Partia Liberale Demokratike (LDP) nga shumica e saj në dhomën e lartë.

Sipas raportimeve në gazetat Mainichi dhe Yomiuri, Ishiba ka folur për qëllimin e tij për t'u larguar nga detyra me njerëz të afërt me të dhe synon të japë dorëheqjen deri në fund të gushtit. Zhvillimi u bë i njohur pothuajse njëkohësisht me njoftimin se ishte nënshkruar një marrëveshje dypalëshe tregtare me SHBA-në.

shigeru ishiba japoni

Sondazh

Poll