Bota

Zëdhënësi i Obamës hedh poshtë akuzat e Trump: Dezinformim i vazhdueshëm që rrjedh nga Shtëpia e Bardhë! Pretendime skandaloze dhe qesharake

Sipas tyre Rusia nuk arriti të manipulonte me sukses asnjë votë. Rodenbush shtoi se këtë e ka konfirmuar edhe një raport i vitit 2020 nga Komiteti dypartiak i Inteligjencës i Senatit, i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili në atë kohë ishte kryetar.

22 Korrik 2025, 22:39 Nga N.F
Zëdhënësi i Obamës hedh poshtë akuzat e Trump:
Foto

SHBA- Një zëdhënës i ish-presidentit Barack Obama ka reaguar duke hedhur poshtë akuzën e Donald Trump duke e cilësuar si qesharake se Obama kishte kryer "tradhti" në vitin 2016 që të manipulonte zgjedhjet. Zëdhënësi i Obamës, Patrick Rodenbush tha se asgjë nga dokumenti i lëshuar javën e kaluar nuk e minon përfundimin se Rusia punoi për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Sipas tyre Rusia nuk arriti të manipulonte me sukses asnjë votë. Rodenbush shtoi se këtë e ka konfirmuar edhe një raport i vitit 2020 nga Komiteti dypartiak i Inteligjencës i Senatit, i udhëhequr nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili në atë kohë ishte kryetar.

"Nga respekti për zyrën e presidencës, zyra jonë zakonisht nuk i jep një përgjigje absurditetit dhe dezinformimit të vazhdueshëm që rrjedh nga kjo Shtëpi e Bardhë. Por këto pretendime janë mjaft të skandaloze për të merituar një të tillë. Këto akuza të çuditshme janë qesharake dhe një përpjekje e dobët për shpërqendrim.

Asgjë në dokumentin e lëshuar javën e kaluar nuk e minon përfundimin e pranuar gjerësisht se Rusia punoi për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, por nuk manipuloi me sukses asnjë votë. Këto gjetje u konfirmuan në një raport të vitit 2020 nga Komiteti dypartiak i Inteligjencës i Senatit, i udhëhequr nga Kryetari i atëhershëm Marco Rubio," thuhet në reagim.

Trump gjatë një interviste në Zyrën Ovale i ka kërkoi Departamentit të Drejtësisë të ndjekë penalisht ish-presidentin Obama. Trump u shpreh se pavarësisht nëse është e drejtë apo e gabuar, është koha për të ndjekur penalisht njerëzit duke akuzuar Barack Obama për tradhti.

Trump tha se ish-presidenti Barack Obama udhëhoqi një “bandë”, përfshirë Joe Biden, Hillary Clinton, drejtorin e FBI-së James Comey, James Clapper dhe John Brennan duke hedhur akuza të rreme për bashkëpunim midis tij dhe Rusisë. Ai shtoi se sipas tij Obama me persona të tjerë ka tentuar të manipulojë zgjedhjet.

Presidenti vuri në dukje materialet e deklasifikuara të publikuara javën e kaluar nga Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e cila tha se Obama dhe ndihmësit e tij kryesorë “prodhuan dhe politizuan inteligjencën” në lidhje me përpjekjet ruse për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016.

Trump tha se vendimi për të ndërmarrë veprime ligjore kundër Obamës dhe potencialisht të tjerëve do të varet nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, të cilën ai e përshkroi si një person shumë kompetent, shumë të mirë dhe shumë besnik ndaj vendit.

obama trump

Sondazh

Poll