22 Korrik 2025, 10:22
Nga M.B
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.
“Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor më 21 korrik, duke iu referuar shefit të ri të Këshillit ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje.
“Umerov ka raportuar se takimet janë planifikuar të mbahen më 23 korrik”, ka thënë presidenti ukrainas, pa dhënë më shumë hollësi.
Umerov e ka mbajtur në të kaluarën pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe i ka udhëhequr dy runde takimesh me Rusinë. Dy ditë më parë, Zelensky ka thënë se ia ka dërguar Moskës një ofertë për runde të reja bisedimesh në javët e ardhshme, meqë takimet e zhvilluara muajin e kaluar nuk kanë rezultuar me përparim drejt paqes. Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që të arrihet armëpushimi.
“Pala ruse duhet t’i japë fund fshehjes nga vendimmarrja”.
Nëse palët do të takohen në Turqi, ky do të jetë takimi tyre i parë pas shtatë javësh. Qeveria turke ka thënë se bisedimet do të zhvillohen në Stamboll. Kremlini nuk e ka konfirmuar datën apo vendin e rundit të ri të bisedimeve, duke thënë vetëm se është në pritje të më shumë hollësive dhe që dy palët vazhdojnë të kenë pozicione “diametralisht të kundërta”, rreth asaj se si e shohin përfundimin e konfliktit.
Kremlini ka thënë se i mirëpret bisedimet, por që “gjëja më e rëndësishme për ne është që t’i arrijmë synimet tona. Ato janë të qarta. Nuk kanë ndryshuar”. Moska ka insistuar se çdo marrëveshje për paqe duhet të përfshijë heqjen dorë të Ukrainës nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar ilegalisht në shtator të vitit 2022, mirëpo nuk i ka zotëruar asnjëherë plotësisht.
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i mllefosur me mungesën e përparimit dhe i ka dhënë Moskës një afat prej 50 ditësh që të pajtohet për një marrëveshje, ose në të kundërtën do të përballet me sanksione të ashpra. Presidenti rus, Vladimir Putin i ka refuzuar ftesat e Zelenskyt për një takim ballë për ballë, dhe shpesh e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e liderit ukrainas.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
22 Korrik 2025, 09:24
Dosja
Yostin Andres Mosquera, Albert Alfonso dhe Paul Longworth
BRITANI- Një burrë kolumbian është shpallur fajtor për dy vrasje, pasi v...
Bota
22 Korrik 2025, 09:11
M.B
Martin Luther King Jr.
SHBA- Arkivi Kombëtar në SHBA, si pjesë e një direktive nga Presidenti Donald Trump, ka publikuar mij...
Bota
22 Korrik 2025, 08:24
M.B
Avioni
SHBA- Një fluturim i një avioni të kompanisë Delta në SHBA me destinacion Atlantën u detyrua të bënte n...
Bota
22 Korrik 2025, 08:10
M.B
Sen. Lisa Murkowski, Republikane nga Alaska; Përfaqësuesi Ralph Norman, RS.C.; Sen. Josh Hawley, Republikan nga Mo
SHBA- Dy javë pasi h...
Bota
21 Korrik 2025, 22:34
r.ll
LONDËR- Mbretëria e Bashkuar dhe 27 vende të tjera kanë bërë thirrje për një fund të menjëhershëm t&eum...
Bota
21 Korrik 2025, 20:46
r.ll
pamje nga vendngjarja
BANGLADESH- Ka shkuar në 19 numri i personave që kanë vdekur dhe 164 i atyre që janë plagosur pasi një ...
Bota
21 Korrik 2025, 20:33
r.ll
trump, obama
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përshkallëzuar sot sulmin e tij ndaj Barack Obamës duke postuar nj&eum...
Bota
21 Korrik 2025, 20:27
r.ll
princi i fjetur
ARABI- Bota arabe është zhytur në zi për vdekjen e Al-Waleed bin Khaled bin Talal, të cilin mediat ndërk...
Bota
21 Korrik 2025, 20:21
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievi...
Bota
21 Korrik 2025, 20:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut m&eu...