Bota

VIDEO/ Motori i avionit në SHBA përfshihet nga flakët gjatë fluturimit, pilotët kryejnë uljen emergjente

Të premten, më 18 korrik, fluturimi 446 i Delta Air Lines po ngjitej gjatë ngritjes kur iu desh të bënte një ulje emergjente, tha një zëdhënës i Delta. Mësohet se ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë dhe aeroplani u kthye shëndoshë e mirë në portë.

22 Korrik 2025, 08:24 Nga M.B
VIDEO/ Motori i avionit në SHBA përfshihet nga flakët gjatë
Avioni

SHBA- Një fluturim i një avioni të kompanisë Delta në SHBA me destinacion Atlantën u detyrua të bënte një ulje emergjente në Los Angeles pas një problemi me motorin e majtë.

Të premten, më 18 korrik, fluturimi 446 i Delta Air Lines po ngjitej gjatë ngritjes kur iu desh të bënte një ulje emergjente, tha një zëdhënës i Delta. Mësohet se ekuipazhi ndoqi procedurat e sigurisë dhe aeroplani u kthye shëndoshë e mirë në portë. Sipas informacioneve nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

"U kërkojmë ndjesë klientëve tanë për vonesën në planet e tyre të udhëtimit", deklaroi zëdhënësi i Delta-s.

Të dhënat e fluturimit nga FlightAware tregojnë se avioni u ngrit në orën 13:23. Pamjet e kapura nga LA Flights tregojnë aeroplanin, një Boeing 767-400 me destinacion Atlantën, në ajër ndërsa flakët shpërthejnë nga motori i tij i majtë pasi u ngrit.

 

shba

Sondazh

Poll