Bota

Zelenskyy: Raundi i radhës i bisedimeve me Rusinë do të mbahet në Turqi të mërkurën

Dy takime të tjera midis dy palëve i kishin paraprirë kësaj në Stamboll, pa ndonjë rezultat të rëndësishëm.

21 Korrik 2025, 20:21 Nga r.ll
Zelenskyy: Raundi i radhës i bisedimeve me Rusinë do të mbahet
foto ilustruese

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar sonte se bisedimet e ardhshme të paqes midis Kievit dhe Moskës do të mbahen të mërkurën në Turqi.

Dy takime të tjera midis dy palëve i kishin paraprirë kësaj në Stamboll, pa ndonjë rezultat të rëndësishëm në drejtim të përfundimit të luftës.

"Diskutova me Rustem Umerov (sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Ukrainës) përgatitjen e një takimi të ri në Turqi me palën ruse. Umerov tha se takimi është planifikuar të zhvillohet të mërkurën", tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm.

Ai shtoi se do të japë më shumë detaje për këtë takim ditën e nesërme. Umerov ishte kreu i delegacionit ukrainas në dy raundet e mëparshme të bisedimeve me Rusinë.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll