Sport

Një skandal dopingu, rrezikon kualifikimin një kombëtareje në Botërorin 2026!...

Autoritetet e futbollit botëror po hetojnë përfshirjen e lojtarëve në fjalë në tre ndeshje kyçe, të cilat i kanë sjellë jo pak, por 7 pikë Bolivisë.

21 Korrik 2025, 20:00 Nga DOSJA

Një skandal dopingu, rrezikon kualifikimin një kombëtareje

BOLIVI - Raportohet se ekipi kombëtar i Bolivisë në futboll është përfshirë në një skandal dopingu, që mund t’i kushtojë heqjen deri në shtatë pikë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.

Gjithçka u bë me dije, pasi lojtarët Boris Cespedes dhe Romiro Vaca rezultuan pozitivë në kontrollet antidoping.

Autoritetet e futbollit botëror po hetojnë përfshirjen e lojtarëve në fjalë në tre ndeshje kyçe. Bëhet fjalë për një sukses 1-0 kundër Kolumbisë, një barazim 0-0 me Uruguajin dhe një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Kilit. Këto rezultate i kanë sjellë jo pak, por 7 pikë Bolivisë.

Boris Cespedes pranoi se kishte përdorur një substancë të ndaluar pas barazimit me Uruguajin më 3 mars 2025. Ai aktualisht është i pezullar, ndërsa pret vendimin përfundimtar të FIFA-s, i cili mund të sjellë një ndalim të tij deri në dy vjet.

Rasti i Romiro Vacas mbart dyshime më të mëdha. Ai u pezullua nga CONMEBOL, pasi rezultoi pozitiv në maj gjatë një testi dopingu të kryer pas një ndeshjeje të Copa Libertadores me klubin e tij, Bolivar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll