Sport

UEFA përzien goglat për shortin e ndeshjeve të turit të tretë të Conference League... Ja rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo mësojnë kundërshtarët në rast kualifikimi

21 Korrik 2025, 16:40 Nga DOSJA

UEFA përzien goglat për shortin e ndeshjeve të turit të

ZVICER - Tri ditë përpara se të dalin në fushën e lojës, Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë ndjekur me vëmendje shortin. Sot është përcaktuar shorti për turin e tretë të Conference League.

Në Nyon të Zvicrës, ekipet e shqiptare pjesëmarrëse në Kupat e Europës, kanë zbuluar rivalët që do të përballen në rast se kualifikohen për në turin e tretë.

Egnatia pritet të përballet me Inter Escaldes ose Olimpija Ljubljana. Te këta të fundit bën pjesë Jurgen Çelhaka, ish-mesfushori i Tiranës.

Përballje tepër të vështirë pritet të ketë Vllaznia, e cila në turin e tretë mund të ndeshet me Brondyn ose H.Boltfelag.

Short të vështirë pritet të ketë dhe Dinamo City në turin e tretë në rast kualifikimi, ku mund të përballet me Zire, ose gjigantin e Hajdukut të Splitit.

Ja kundërshtarët e mundshëm të skuadra shqiptare, në rast të kalimit në turin e tretë të Conference League:

Olimpija Ljubljana - Inter Escaldes / Dinamo Minsk - Egnatia

Vllaznia - Vikingur / H.Boltfelag - Brondy

Zire - Hajduk Split / Atletic Escaldes - Dinamo City

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll