Sport

FSHF i kalon kufinjtë, mbështet edhe turneun e fëmijëve në Luginën e Preshevës...

FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi…

21 Korrik 2025, 17:30 Nga DOSJA

FSHF i kalon kufinjtë, mbështet edhe turneun e fëmijëve

TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.

Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Qendra Sportive” -Preshevë, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare.

Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.

FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi, që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.

Në fazën finale të turnout, FSHF njofton se do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës, Armand Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll