Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Prishtinë-Pejë/ Raportohet për nëntë persona të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë

Sipas mediave në Kosovë, një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

20 Korrik 2025, 22:06 Nga E. D
Aksident i trefishtë në aksin Prishtinë-Pejë/ Raportohet
foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë raportohet se ka nodhur ditën e sotme në në aksin Prishtinë-Pejë. Mësohet se nga aksidenti nëntë persona janë plagosur. Sipas mediave në Kosovë, një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident raportohet se janë përfshirë tre automjete. Ndërkohë zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi tha se është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet pas aksidentit. Gjithashtu si pasojë e përplasjes së tre automjeteve, pati vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor.

aksident ne kosove

Sondazh

Poll