Aktualitet

Ngjarja në Sarandë/ Policia jep detaje: 56-vjeçari u godit me tytë pistolete, nuk ka plagë nga armë zjarri 

Gjithashtu mësohet se arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër dhe pa shkaktuar pasoja.

20 Korrik 2025, 20:19 Nga E. D
Ngjarja në Sarandë/ Policia jep detaje: 56-vjeçari u godit
foto ilustruese

SARANDË- Policia ka dalë në një reagim zyrtar në lidhje me plagosjen në Sarandë. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se Adil Veli gjatë një konflikti u godit me tytë pistolete. Gjithashtu mësohet se arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër dhe pa shkaktuar pasoja.

Po ashtu si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe arma e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me një send të fortë, dyshohet me tytën e një pistolete, shtetasi A. V., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, dyshohet se gjatë momentit të goditjes me tytën e armës, arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme në ajër, pa shkaktuar pasoja. Si provë materiale, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.

policia

Sondazh

Poll